Palestra “Sezai Surroi” në Prizren pritet të jetë në atmosferë elektrizuese sonte, kur zhvillohet ndeshja vendimtare mes Bashkimit dhe Borës.
Pas një serie gjysmëfinale 2:2, gjithçka do të vendoset në këtë përballje finale, raporton Klankosova.tv
Të dy skuadrat kanë treguar rivalitet të fortë gjatë ballafaqimeve, duke e bërë këtë duel edhe më të paparashikueshëm.
Fituesi i kësaj ndeshjeje do të sigurojë biletën për në finalen e madhe, ku e pret KB Trepça, që tashmë ka siguruar vendin e saj.
Nga ora 19:30, në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion, në kanalin Sport1. /Klankosova.tv

●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.