Lajmet e fundit

Futbollisti i Liverpoolit Sadio Mane do të operohet për ta rregulluar dëmin e meniskusit në gjurin e tij të majtë në mëngjesin e së martës.
Reprezentuesi i Senegalit i cili u lëndua pas një ndeshje të sikletshme me Leighton Baines në fitoren 3:1 të Liverpoolit ndaj Evertonit, do të udhëtojë në Londër për këtë procedurë, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Kishte shpresa që të shmangej operimi, por vendimi për ta korrigjuar problemin dhe t’i jap kohë Mane-s që të rikuperohet para kampanjës së re, u duk të jetë veprimi më i duhur.
Pritet që rikuperimi të zgjasë dy muaj.