Lajmet e fundit

Paola Paredes, është një fotografe nga Ekuadori.
Asaj gjithmonë i kanë pëlqyer vajzat e tjera, transmeton Klan Kosova.
Por ajo ishte rritur me idenë, që kjo gjë nuk duhet të thuhet me zë të lartë sepse është diçka jashtë normave.
Ajo shpehet se u mësua që këtë gjë ta mbante të fshetë, deri në një moment kur fshehja nga e vërteta i erdhi tek huna.
“Për shumë vjet unë e kam munduar veten duke menduar se kishte diçka që nuk shkonte me mua”.
“Unë kisha një sekret të cilin nuk duhet ta ndaja me askënd sepse ishte diçka shumë e turpshme”, është shprehur ajo.
Por së fundmi Pardes është bërë 29 vjeçe dhe më në fund u bind që familja e saj duhet ta kuptonte se kush me të vërtetë ishte ajo.
Për më tepër, si një fotografe që ishte ajo vendosi që momentin kur do i tregonte familjes së saj ta dokumentonte me fotografi.
Projektin për të ‘fshehtën’ e saj, ajo e quajti “Pa maskë”.
Më poshtë mund t’i shihni të gjitha fotografitë, ku shumë lehtë mund të vërehen edhe reagimet e familjes së saj kur ajo më në fund tregon të vërtetën mbi orientimin seksual.