Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ta kryejë pagesën e mjeteve për nevojat e shpronësimit të ndërtesës së N.Sh. “Gërmia”.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha në mbledhjen e ekzekutivit se ky vendim vjen pas donacionit 15 milionë eurosh për ndërtimin e Sallës Koncertale.
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka njoftuar se procesi i shpronësimit të këtij objekti është kryer dhe se projekti kap vlerën e 1.5 milion eurove.
"Bazuar në bashkëpunimin që kemi përmendur propozoj që në draft venim të shtohet: Ndërtesa do të destinohet për krijimin e sallës koncertale".
Sipas tij, Komuna e Prishtinës do ta ketë për obligim ta kryejë një pjesë të pagesës për tokën.
Nga ana e tij, Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi i ka bërë thirrje Komunës së Prishtinës që në përputhje me Ligjin për Trashëgimi të bashkëpunojë me dikasterin qeveritar që ai drejton, njofton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.