Vendimi i Qeverisë për ndalim-qarkullimin do të mbetet në fuqi deri më 13 prill 2020 dhe qytetarët duhet të vazhdojnë t’iu binden këtij vendimi.
Gjykata Kushtetuese sot e shpalli të pavlefshëm këtë vendim duke thënë se është në kundërshtim me ligjet për të drejtat dhe liritë e njeriut, njofton Klan Kosova.
Jurisiti Dastid Pallaska tha se edhe pse zakonisht vendimet e Gjykatës Kushtuese hynë në fuqi menjëherë pas shpalljes në Gazetën Zyrtare, këtë herë do të shtyhet për shkak se ka qenë e domosdoshme për shkak të gjendjes pandemike, njofton Klan Kosova.
“Qeveria ka të drejtë të vendosë masa kufizuese, por që janë në përputhje me Kushtetutën. Po ashtu, Qeveria ka të drejtë të vendosë masa të ndalim-qarkullimit në ato zona që janë të prekura dhe që drejtpërdrejti janë të rrezikuara”.
“Prandaj, që të mos rrezikohet shëndeti publik dhe që Qeveria të ketë kohë të nxjerrë vendime kushtetuese, ky vendim i Qeverisë do të vazhdojë të mbetet në fuqi deri më 13 prill”.
Vendimi i Qeverisë është që qytetarët të mos dalin nga shtëpia nga ora 17:00 deri më 06:00.
Më poshtë mund ta lexoni vendimin e plotë të Kushtetueses:
https://klankosova.tv/kushtetuesja-e-shpall-te-pavlefshem-vendimin-e-qeverise-per-ndalimin-e-qarkullimit/
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.