Dy javët e premtuara zgjatën veç tre ditë.
Presidenti amerikan Donald Trump njëherë Iranit i pati dhënë afat prej 14 ditësh që të ndalë sulmet kundër Izraelit por kaq ditë nuk priti.
Shtetet e Bashkuara të dielën goditën tre qendra bërthamore të Iranit dhe lëshoi dhjetëra raketa nga nëndetëset për të cilat Trump iu krenua dhe bekoi Izraelin.
Këto falënderime ia ktheu menjëherë lideri i izraelitëve Benjamin Netanyahu duke theksuar se edhe premtimi i tij para popullit shkoi në vend.
Pak orë pas këtij operacioni të shumëpritur Irani u hakmor duke lëshuar më shumë se 40 raketa drejt Izraelit ku mbetën të plagosur 23 persona dhe u shkatërruan shumë ndërtesa e shtëpi.
Por siç duket Irani po shkon tek miku i kohëve të vështira. Ministri I Jashtëm Iranian nga Stambolli tha para mediave se pret ta takojë presidentin rus Valdimir Putin.
Abbas Araghchi la të kuptohet se koha e diplomaciasë ka kaluar dhe se ata duhet të vetëmbrohen.
Irani e ka mbështetur Rusinë në mënyrë aktive në luftën e tij kundër Ukrainës, duke e furnizuar atë me dronë sulmues.
Organizata e Energjisë Atomike e Iranit konfirmoi se sulmet ndodhën në tre zonat por insistoi se puna e saj nuk do të ndalet.
https://www.youtube.com/watch?v=XBwOLdkShDE
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.