Lajmet e fundit

Minsitria e Arsimit ka vendosur që 16 mësimdhënësve në Rahovec, t'u tërhiqen licencat.
16 mësuesit e shkollës “Skënder Kasatrati” në Malësi të Vogël të Rahovecit, morën këtë vendim për mospërmbushje të detyrimeve.
Këto i kundërshton drejtori i shkollës, i cili edhe e fajëson ministrinë përkatëse.
Njëjtë mendon edhe koordinatori i cili e udhëheqi këtë process.
Por, pavarësisht mungesës së dokumentit profesional, mësimi nga ta do të vazhdojë.
Ende nuk dihet se kur do t’u kthehen licencat të cilat jepen pasi të përmbushen procedurat e vlerësimit në disa faza.