Banorët e fshatit Progocit kanë nisur një protestë si shkak i ndryshimit të projektit të rrethrrotullimit në këtë zonë.
Me pankarta në duar dhe mbishkrime si “Jo mbylljeve, po zgjidhjeve” dhe “Vendimet pa ne nuk kalojnë”, banorët po shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj këtij ndryshimi, raporton Klankosova.tv.
Siç ka raportuar edhe gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani, në projektin fillestar ishte paraparë që rrethrrotullimi të ndërtohej më afër fshatit, në mënyrë që qarkullimi për banorët të ishte më i lehtë dhe më funksional për hyrje-daljet e tyre.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.