Lajmet e fundit

Pamja piktoreske në Ascher, në Alpet e Zvicrës, është prej vitesh destinacion i preferuar i turistëve nga mbarë bota. Tashmë, ky atraksion turistik është shpallur si vendi më i bukur në botë.
Revista “National Geographic” ka botuar së fundmi një libër me titull “Destinations of Lifetime”, në të cilin fotoja e kopertinës i përket pikërisht zonës Ascher. Autor i fotografisë është zvicerani Peter Böhi.
Ascher është zgjedhur si vendi më i bukur në botë mes shumë destinacioneve të tjera turistike si plazhet e vendeve të ndryshme apo qytetet antike.
Konkursi për fotot më të bukura ka mbledhur rreth 225 fotografë nga e gjithë bota./Shekulli


