Lajmet e fundit

Vendet e BE-së sot kanë rënë dakord të japin 5 miliardë euro për ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Të dërguarit nga 27 vendet anëtare të BE-së ranë dakord për rishikimin e fondit, në një takim në Bruksel pas disa muajsh mospajtimesh, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Pas vendimit, Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se ndihma ishte "një tjetër demonstrim i fuqishëm dhe në kohë i unitetit dhe vendosmërisë evropiane në arritjen e fitores së përbashkët".