Lajmet e fundit

Liderët politikë në Kosovë, janë në valën e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit, ku po vazhdojnë që të bëjnë ofertën e tyre përmes premtimeve.
Por, ato mbeten të tilla vetëm deri në 8 e 45 të darkës.
Me gjasë, simpatizantët më të flaktë të Kurtit, Haradinajt, Veselit e Hotit, do t'i harrojnë premtimet e mira, nga kjo minutë, për t'u relaksuar me dicka tjetër.
Vëmendja e tyre, mbase edhe arbitrarisht, do të vidhet nga kryeqyteti i Uellsit, Kardifi.
Ky vend bëhet kryeqendër e botës, për të paktën nja dy orë.
Në të luhet një ndeshje historike! Finalja e Champions League mes Real Madrid dhe Juventus.
Këtë epitet ia dha Sergio Ramos përballjes së sontme, e nëntëmbëdhjeta mes Real Madrid dhe Juventus, me gjigantin spanjoll që fitoi Championsin dy herë në tre vjetët e fundit, por që nuk e bën dot bashkë atë, me një triumf të La Ligas, në të njëjtin vit, qe rrafsh 59 vjet.
Historia po i pret të gjithë. Mbetet të shihet kush do të bëhet pjesë e saj.
Kronikë nga Fiton Dibrani.