Lajmet e fundit

Të dielën në Pejë, në 34 vjetorin e vrasjes së tyre u përkujtuan Jusuf e Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zeka, veprimtarët e çështjes kombëtare
Ata u vranë në Gjermani nga sigurimi shtetëror i Jugosllavisë komuniste duke e tronditur opinionin mbarëshqiptarë.
E në këtë përvjetor në një orë letrare, një ish i burgosur politik rikujton qëllimin e këtyre atdhetarëve.
Figurën e tyre e vlerësoi lartë edhe kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Pejës, njofton Klan Kosova.
Esat Loshaj i foli më shumë për veprën artistike e letrare të Jusuf Gërvallës.
E në këtë organizim në kuadër të Flakës së Janarit u shpërblyen edhe tri poezitë më të mira për tre heronjtë.
Ky ishte edicioni i 33të i kësaj ore letrare që mbahet çdo vit, që nga një vjetori i vdekjes së vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës.
Kronikë nga Klan Kosova.