Vëllaznimi ka shënuar fitore të madhe ndaj Pejës, me rezultat 91-82, në kuadër të xhiros së 11-të të Prince Caffe Superligës.
Skuadra nga Gjakova e nisi mirë çerekun e parë duke e fituar me rezultat 18-14, derisa në atë të dytin Peja u rikthye furishëm duke triumfuar me rezultat 26-13.
Në çerekun e tretë, Vëllaznimi u kthye në lojë duke e fituar me rezultat 30-23, derisa edhe në të fundit gjakovarët u treguan më të saktë duke triumfuar me rezultat 30-19, për rezultatin përfundimtar 91-82.
Më i dalluari në fitoren e Vëllaznimit ishte Emanuel Emogbo, me 15 pikë, 14 kërcime dhe tri asistime.
Teksa Anthony Adger me 21 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime.
Te Peja u dallua Jalen Tate, me 35 pikë, tri kërcime dhe gjashtë asistime.
Peja ka tetë fitore e dy humbje, kurse Vëllaznimi ka pesë fitore e gjashtë humbje.
Të dielën në program janë edhe dy ndeshje, ku spikat el clasico i basketbollit kosovar ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës që fillon nga ora 17 dhe transmetohet direkt në Klan Kosova dhe Sport 1 në Artmotion si dhe dueli Rahoveci – Bashkimi nga ora 19:00 dhe transmetohet në Kujtesa Sport. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.