KB Vëllaznimi ka njoftuar për nënshkrimin e Joshua Nurse.
25 vjeçari vjen nga Bundesliga e Austrisë ku së fundmi luajti për BK Kolesterneuburg.
Në 32 ndeshje ai ishte pjesë pivotale e skuadrës drejt arritjes së synimeve ekipore.
Më parë ai ka performuar edhe per Kozuvin dhe Dinamo Tbilisin, ku në Gjeorgji ishte prej lojtarëve më të dalluar mesatare prej 10.8 pikë, 12.2 kërcimeve, 1.7 asistimesh dhe 0.8 bllokadash çka dëshmon potencialin e tij të hatashëm.
“Ai tashmë i është bashkangjitur familjes tonë dhe do të jetë gati për super ndeshjen ndaj KB Prishtinës të shtunën”, thuhet në njoftim.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.