Lajmet e fundit

Vëllaznimi ka barazuar pa gola me Gjilanin në shtëpi, dhe kështu vazhdon luftën për mbetje në ligë, por tani do t’i duhet që ta sigurojë këtë përmes barazhit.
Në anën tjetër, kjo pikë e fituar në Gjakovë e ka shpëtuar klubin e Gjilanit nga një fat i tillë në javën e fundit të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndeshja ishte ndërprerë për disa minuta kur dikush nga tifozët vendës e kishte lënduar futbollistin mysafir, Betim Haxhimusën.
Kështu, pas xhiros, së fundit në Superligë, Gjilani mban pozitën e tetë me 46 pikë, dy më shumë se Vëllaznimi një pozitë më poshtë.