Lajmet e fundit

Për nder të 13-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot në fushën e “2 Korrikut” në Prishtinë, është zhvilliuar ndeshja ndërmjet veteranëve të futbollit të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.
Këta të fundit kishin më shumë raste për shënim, megjithatë ndeshja përfundoi në barazim pa gola.
Afër shënimit disa herë ishte Erjon Bogdani, që këtë ndeshje e cilësoi vëllazrërore dhe për qejfi.
Përveç Bogdanit, për emisionin “Minuta e Fundit” në Klan Kosova folën edhe Altin Lala, Eroll Salihu dhe Agim Ademi.
Ky i fundit bëri me dije se nuk do ndalen edhe në vitet e ardhshme.