Roberto Escobar, vëllai i lordit të drogës nga Kolumbia Pablo Escobar-it, ka kërkuar nga kompania Netflix të rishikoj sezonin e dytë të serialit Narcos, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ky serial portretizon ngritjen dhe rënien e Pablo Escobar-it, i cili është vrarë në vitin 1993, si dhe kartelin e drogës Medellin të cilin e kishte udhëhequr ai.
Roberto Escobar ka thënë që dëshiron të përcaktoj saktësinë e përmbajtjes së serialit.
Sezona e dytë do të fokusohet në ikjen e Pablo-s nga burgu.
Roberto Escobar është regjistruar si “pasardhës i të drejtave të interesit” të Pablo Escobar-it, mbiemrit Eskobar në Kaliforni, që do të thotë ka marrë të drejtat, detyrat, obligimet dhe asetet e bizneseve të Pablo Escobar.
Në letrën e tij drejtuar Netflix Robert ka shkruar:
“Është dëshira ime që ju të mos publikoni episode të Narcos duke me përshkruar mua, familjen time ose vëllain tim Pablo Emilio Escobar Gaviria, përveç nëse më jepet mundësia që më takon me të drejte, të rishikoj këtë material”
Ndër të tjera ai ka thënë që në sezonin e parë të Narcos ka pasur gabime, gënjeshtra dhe mospërputhje me historinë reale.
Roberto Escobar ka punuar si kontabilist i vëllait të tij për shumë vite dhe në letër ai përshkruan veten si aleati më i afërt i Pablo-s.
Ai gjithashtu ka paralajmëruar Netflix që të mos lëshoj mallra ngaqë ai kontrollon të drejtat e tilla.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.