Një burrë në Pejë ka lajmëruar vëllanë e vetë në polici pasi sipas tij, ai shkakton probleme në shtëpi dhe bën kërcënime.
I dyshuari është arrestuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar një kohë të gjatë shkakton probleme në shtëpi duke i ofenduar dhe kërcënuar pasi që i njëjti është konsumues i alkoolit dhe ka probleme psikike. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, njofton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.