Lajmet e fundit

Vëllai i Carrie Fisher, Todd ka thënë se ka akoma gjëra të papublikuara nga aktorja e ndjerë.
Aktorja e Star Wars vdiq dy vjet më parë por shumë nga veprat e saj ende nuk janë publikuar, transmeton Klan Kosova.
“Ne kemi shumë vepra të saj të cilat do të lëshohen një ditë. Ka shumë për të ardhur nga Carrie”, tha Todd për ABC News.
Ai shtoi se vdekja e Carrie dhe nënës Debbie Reynold e ka lënë shumë të mërzitur.
“Më mungojnë të dyja jashtëzakonisht shumë. Kam shumë kujtime me ato”, tha ai.