Është arrestuar një burrë në Lipjan, i cili dyshohet se ka rrahur motrën e tij.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, rasti po procedohet në procedurë të rregullt, përcjell Klankosova.tv.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, motrën e tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, njofton policia .
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.