Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Agim Veliu, ka pritur në takim delegacionin gjerman për njohjen e patentë shoferëve të kryesuar nga Guido Zielke.
"Veliu ka theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës, bashkë me Agjencinë për Regjistrimit Civil, do të mbështesin përmbylljen e këtij procesi tepër të rëndësishëm për qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë në Gjermani. Ministri Veliu, vlerësoi se takimet e tilla do të mundësojnë që për së afërmi të shkëmbehen përvoja dhe praktika reciproke në fushën e lëshimit, menaxhimit dhe legjislacionit "- njofton Ministria e Punëve të Brendshme përcjell Klan Kosova.
Kreu i MPBAP-së thekson se takimi i tillë paraqet një hap të rëndësishëm në këtë proces.
"Republika e Kosovës, në vitin 2019 ka aplikuar për njohjen e patentë-shoferëve të shtetasve tanë. Vizita e delegacionit gjerman paraqet nje hap të rëndësishëm për këtë proces, i cili si rezultat do të ketë vendimin përfundimtar të Gjermanisë dhe 16 Republikave të këtij shteti, për njohjen reciproke te patentë-shoferëve "- tha Veliu.
Veliu është shprehur optimist, që së shpejti të kemi marrëveshje për patentë shoferë respektivisht njohjen e tyre nga Republika e Gjermanisë me të cilën do të jetë një qështje shumë pozitive jo vetëm për komunikacionin rrugor në rajon por edhe në Bashkimin Evropian.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.