Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka uruar politikanët shqiptarë Talat Xhaferin dhe Ali Ahmetin me rastin e marrjes së mandatit për formimin e qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut.
Në llogarinë e tij në Facebook, Veliaj e ka cilësuar këtë ngjarje si historike për shqiptarët, raporton Klan Kosova.
“Çfarë lajmi i madh për shqiptarët! Urime mikut tim Talat Xhaferri, urime Kryetarit Ali Ahmeti për këtë arritje historike për shqiptarët! Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut nuk ndan, por bashkon. Ai hap një epokë të re jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në historinë e Maqedonisë së Veriut, duke e vendosur atë në krye të vendeve për harmoni ndëretnike në Ballkan dhe në Evropë!”, ka shkruar ai
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.