Lajmet e fundit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka thënë se sonte një valë tërmetesh janë ndjerë në kryeqytetin shqiptar.
Ai ka thënë se shërbimet e emergjencës në këtë bashki kanë kaluar në gatishmëri të plotë.
"Për çdo problematikë në banesa apo rrugë malore, ju lutem na sinjalizoni menjëherë në numrin 112 ose zjarrfikësit në numrin 128", ka thënë Veliaj në Twitter. /Klankosova.tv