Krybashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u ka uruar suksese studentëve dhe pedagogeve për vitin e ri akademik.
Lidhur me këtë, ai përfiton ta kthej në kujtesën e tyre se duke u pajisur me Kartën e Studentit mund te udhëtohet falas me autobus, transmeton Klankosova.tv.
“Suksese te gjithë studenteve dhe pedagogeve për vitin e ri akademik dhe mbarësi ne studimet tuaja universitare! Mos harroni, duke u pajisur me Kartën e Studentit mund te udhëtoni falas me autobus, si dhe përfitoni 2600 shërbime te tjera me ulje. Suksesi juaj, është krenaria jonë!”, shkruan Veliaj në Facebook.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.