Lajmet e fundit
Sulmuesi nuk ka pasur periudhën më të mirë në karrierë tek skuadra baske, ndaj është duke e shqyrtuar kthimin në Meksikë.

Carlos Vela është duke e menduar rikthimin në Meksikë.
Sulmuesi 27-vjeçar i cili këtë sezon nuk ka luajtur regullisht për faj të dëmtimeve dhe formës jo të mirë deklaroi se pret të mbarojë sezoni me Real Sociedad e më pas të vlerësojë situatën.
Vela ka disa oferta nga klubet amerikane por pohoi se do t’i pëlqente të luante në vendlinjen e tij para tifozëve në Meksikë.
Ai luan prej 4 sezonesh me ekipin bask dhe krahas golave që ka shënuar, plot 54, ka qenë edhe nën kritikat e tifozëve të Sociedad për karakterin e tij rebel.