Pas daljes nga Big Brother Vip Kosova, ish-banori Vedat Bajrami, sot është takuar me futbollistin Edon Zhegrova dhe me gazetarin e sportit, njëherësh edhe drejtor i Futbollit në Art Motion, Arlind Sadikun.
Në një fotografi të publikuar nga Sadiku shihen Bajrami dhe Zhegrova, mbishkrimi i të cilës është "Forca Kosova".
Të njëjtën fotografi e ka ripostuar edhe Bajrami në profilin e tij në Instagram. Ai është edhe menaxher futbollisti Zhegrova. Të shtunën, Kosova do të luajë me Izraelin në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Kjo ndeshje do të transmetohet në Klan Kosova dhe Art Motion.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.