Lajmet e fundit

Mesfushori i Interit, Matias Vecino, si dhe sulmuesi i Napolit, Jose Callejon, janë në listën e dëshirave të trajnerit në ardhje të Chelsea, Maurizio Sarri, raporton Daily Mail.
Sarri është i zënë duke e përgatitur stafin e tij menaxherial, para se të emërohet edhe zyrtarisht trajner i ish-kampionëve të Anglisë.
Vecino iu bashkua Interit nga Fiorentina dhe aktualisht është me Uruguain në Kupën e Botës, përderisa Callejon sezonin e kaluar shënoi 10 gola dhe shtoi 15 asistime në Serie A nën urdhrat e Sarri-t.