Lajmet e fundit

Një 44-vjecar ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës, pasi ishte qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së martës në rrethana ende të paqarta në fshatin Qafë Çelë, Pukë.
Policia tha se rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi P. K., 44 vjeç, nga Lezha, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në fshatin Qafë Çelë, Pukë.
Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore më të specializuar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës.
Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./Euroneës.al