Lajmet e fundit

Tony Burton, i njohur si Tony “Duke” Evers në filmin Rocky, ka vdekur.
Ai ishte 78 vjeçar.
Lajmin se ai ka ndërruar jetë, e ka konfirmuar kolegu i tij Carl Weathers në Twitter, të enjten.
Edhe motra e tij Loretta Kelley, e ka konfirmuar se Burton ka vdekur pasi kishte qenë i sëmurë për një kohë të gjatë, dhe vitin e fundit e ka kaluar në spital.
Fansat e tij, kanë shprehur keqardhjen për vdekjen e Burton, nëpërmjet rrjeteve sociale.