Lajmet e fundit

Jaime Bayliss vdiq nga Leukemia, vetëm disa ditë pasi ajo mori një mesazh nga Ed Sheeran.
14 vjeçarja u diagnostikua me leukemi në maj të këtij viti dhe kishte qenë duke u trajtuar me kimioterapi, por humbi betejën e saj kundër sëmundjes vdekjeprurëse më 24 nëntor, ditë e hënë.
Ajo kishte bërë një listë për gjërat që i pëlqenin, e në ketë listë ishte edhe takimi me Ed Sheeran dhe Ben Howard, transmeton Klan Kosova.
E njëra prej atyre u plotësua...
Vetëm disa javë para se ajo të ndërronte jetë, Jaime ka marrë një video personale nga Ed Sheeran, dhe familja e saj ishin të kënaqur që Jaime kishte përmbushur njërën nga dëshirat e saj të mëdha.
Gjatë sëmundjes, Jaime humbi disa muaj në shkollë derisa iu kishte nënshtruar kimioterapisë, por në mendje gjithmonë i kishin mbetur miqtë e saj.
Nëna e Jaime, Jackie 44 vjeçare, njoftoi lajmin e trishtuar të vdekjes së të bijes me një mesazh në Facebook, ku shkruan: “Është një trishtim i thellë për shkruar një status e për të thënë se Jaime jonë e bukur vdiq ketë mëngjes”.
“Qielli është bekuar me një engjëll të bukur”.
“Ajo do t’i mungojë shumë njerëzve”.