Stilisti francez, Emanuel Ungaro, i cili ishte i njohur për përdorimin e ngjyrave të gjalla, printime të përziera dhe pikturime elegante, ka vdekur në moshën 86 vjeçare.
Vdekja e Ungaro u konfirmua nga shtëpia e modës në Paris, të cilën ai e themeloi në vitin 1965, e cila që në një postim në Instagram tha se ai "do të mbetet në kujtimet tona si mjeshtër i sensualitetit, i ngjyrës dhe flakërimit".
Dizajneri vdiq të shtunën në Paris, sipas mediave franceze.
Lindur në qytetin jugor francez Aix-en-Provence në 1933, Ungaro mësoi të qepte nga babai i tij, një rrobaqepës italian.
Kur ishte 23 vjeç, ai u transferua në Paris. Dy vjet më vonë, ai filloi të punojë si asistent i stilistit spanjoll, Cristobal Balenciaga. Ungaro atëherë punoi për disa vjet për shtëpinë e Courreges përpara se të krijonte kompaninë e tij.
Për dekada të tëra, Ungaro veshi të famshëm dhe aktore, përfshirë Jacqueline Kennedy, Gena Roëlands dhe Catherine Deneuve.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.