Një shofer i një kamioni transportues sot ka vdekur si pasojë e rrokullisjes në fshatin Jezerc të Ferizajt.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Kanun Veseli, zëdhënës në Zyrën për Media në Policinë e Kosovës në Ferizaj.
"Ekipe të policisë, njësitet e rendit dhe hetuesit policorë të aksidenteve të Njësisë së Komunikacionit Rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë mësuar se si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën shoferi i kamionit, shqiptar, kosovar i moshës madhore, vdekja e të cilit është konstatuar në vendin e ngjarjes nga mjekët të Emergjencës së Ferizajt".
"Nga hetimet e para dyshohet se kamioni ka qenë në lëvizje nga Ferizaj në drejtim të fshatit Jezercë dhe me të arritur tek vendi i quajtur "Reka e Vogël" në rrethana ende të panjohura, shoferi ka humbur kontrollin mbi kamionin dhe është rrokullisur poshtë rrugës disa metra. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion", ka thënë Veseli. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.