16.06.2015 · përditësuar para 4054 dite1 min lexim
Në moshën 70 vjeçare ka ndërruar jetë sot shkrimtari i njohur Gani Xhafolli.
Shkrimtari i madh shqiptar u lind në fshatin Drenovc afër Prishtinës në vitin 1945.
Xhafolli punoi në arsim në vende të ndryshme si : Drenovc, Lipjan, Magure dhe Barilevë.
Ndërsa në Radiotelevizionin e Prishtinës nga viti 1979 ishte redaktor në programin për fëmijë, por në vitin 1990 pushtetarët e Jugosllavisë e larguan me dhunë nga puna së bashku me 1340 punëtorë të Radiotelevizionit.
Me këtë rast një telegram ngushëllimi në adresë të familjes ka dërguar Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Poetët nuk vdesin kurrë, e sidomos ata që kanë zënë vend të veçantë në mendjen e fëmijëve, thuhet më tej në komunikatë që drejton Ministri Arsim Bajrami.
I madhi Gani Xhafolli ka fituar edhe shumë çmime letrare, transmeton Klan Kosova.
Ai pas vetës la shumë përmbledhje me poezi dhe romane për fëmijë si:
"Te porta e edhave","Zog shiu","Vjershën s'e zë gjumi",Shtëpia me kulm teposhtë","Po","Të dua","Në gojë të gjarprit","Princesha që fluturon","Zgjedhje"