Lajmet e fundit

Ylli i MTV-së, Sam Sarpong, ka vdekur pasi që është rrëzuar nga një urë në Kaliforninë Jugore.
Zyra e hetuesisë në Los Anxhelos, është duke hetuar rastin si një vetëvrasje të mundshme, mirëpo shkaku i vdekjes ende nuk është treguar derisa të përcaktohet nga rezultatet, transmeton Klan Kosova.
Aktori me prejardhje britanike ishte zhvendosur për në ShBA duke u bërë edhe më i famshëm në karrierën si model.
Ai ka punuar për Tommy Hilfiger, Gucci, Versace dhe është bërë modeli i parë i zi për Louis Vuitton.