Roger Smith, aktori dhe burri i Ann-Margret, ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.
Aktori vdiq të dielën në spitalin Sherman Oaks në Sherman Oaks, Kaliforni, transmeton Klan Kosova.
Roger luajti në serinë Sunset Strip derisa një sëmundje neuromuskulare përfundoi karrierën e tij të aktrimit në të 30-at. Ai vazhdoi të menaxhojë karrierën e gruas së tij Ann-Margret, e cila luajti në filma si Bye Bye Birdie dhe Viva Las Vegas dhe fitoi Globin e Artë për “Aktoren më të Mirë”.
Roger së fundi u shfaq publikisht së bashku me Ann-Margret në premierën e Going In Style në mars.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.