Lajmet e fundit

Të mërkurën ka vdekur në moshën 83 vjeçare Gilberto Rodriguez Orejuela, themelues i kartelit Cali.
Ai ishte rival i përbetuar i Pablo Escobar.
Orejuela po vuante një dënim prej 30 vjetësh në një nga burgjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmi u bë i ditur nga familja e tij, shkruan The Guardian përcjell Klankosova.tv.
“Shahisti”, u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në vitin 2004 ku kreu dënimin në një burg federal në Karolinën e Veriut.
“Fëmijët dhe gruaja e Gilberto Rodriguez Orejuela janë informuar me lajmin e trishtë dje, e martë, 31 maj 2022, në orën 18:54. Ai vdiq nga limfoma”, thuhet në një deklaratë të familjes.
Nëpërmjet kësaj iu kërkua autoriteteve të ShBA-së që ta ekstradojnë për në Kolumbi, trupin e pajetë të bosit të kartelit Cali.
Gilberto Rodriguez Orejuela, ishte arrestuar autoritetet kolumbiane në vitin 1995.
Ky moment shënoi fillimin e shpërbërjes së kartelit Cali, i cili dikur kontrollonte 80 për qind të trafikut të drogës në botë, sipas një raporti të Administratës Luftarake të Shtetetve të Bashkuara të Amerikës.
Vëllai i tij, Migueli, ishte arrestuar dy muaj më vonë.
Aktualisht ai po e vuan dënimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dy vëllezërit i kishin shpallur luftë tregtarit famëkeq të drogës Pablo Escobar, i cili u vra në një operacion policor në vitin 1993.