Reperi Shock G nga grupi Digital Underground vdiq në moshën 57 vjeçare të enjten. Lajmin e ka konfirmuar babai i tij, Edward Rachker për TMZ, transmeton Klan Kosova.
Shock G, emri i vërtetë i të cilit është Gregory Jacobs, u gjet i vdekur në dhomën e tij të hotelit në Tampa, Florida.
Shkaku i vdekjes është ende i paqartë.
Babai i tij thotë se autoritetet do të kryejnë autopsinë në të ardhmen e afërt.
Shock G u bë me famë në vitet ’90 si vokalisti kryesor për Digital Underground dhe këngën e tyre hit "The Humpty Dance".
Shock G gjithashtu ka punuar ngushtë me Tupac Shakur para vdekjes së tij tragjike në 1996.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.