Regjisorja nga Belgjika, Agnes Varda, ka vdekur dje në moshën 90 vjeçare, transmeton Klan Kosova.
Familja e saj i tha agjencisë së lajmeve AFP se ajo vdiq në shtëpinë e saj nga komplikimet e kancerit.
Varda është regjisorja e parë femër që iu është dhënë një Oscar nderi, gjithashtu vitin e kaluar ajo u bë kandidatja më e vjetër në këtë festival.
Filmat e saj më të njohur janë “Vagabond” i vitit 1985, “Kung-Fu Master” i vitit 1988, “One Hundred and One Nights”i vitit 1995 dhe autobiografia “The Beaches of Agnes” e vitit 2008.
https://www.youtube.com/watch?v=hUUq1HPE6IE
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.