16.02.2020 · përditësuar para 2332 dite1 min lexim
Ish-prezantuesja e "Love Island" Caroline Flack, është gjetur e vdekur në banesën e saj në Londër, kanë konfirmuar familjarët e saj.
Sipas avokatit të familjes ylli ka kryer vetëvrasje.
Ajo ndaloi paraqitjet e saj në emosionin e famshëm pasi po përballej me akuza për sulm ndaj partnerit të saj dhe pritej të dilte para gjyqit në dhjetor.
Përveç prezantimit të "Love Island", ajo ishte bashkë-udhëheqëse e "The X Factor" so dhe fitoi "Strictly Come Dancing" në vitin 2014.
"Ne do të kërkonim nga mediat që të respektojnë privatësinë e familjes në këtë kohë të vështirë dhe kërkojmë që ata të mos bëjnë asnjë përpjekje të na kontaktojnë dhe/ose të na fotografojnë", kanë deklaruar familjarët pas konfirmimit të lajmit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.