Poeti Arif Demolli ka ndërruar jetë.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami përmes një telegrami ngushëllimi.
“Demolli ishte një kontribues i madh në letërsinë shqiptare, në gazetari, por mbi të gjitha në zhvillimin e arsimit shqip, e sidomos gjatë kohës sa ka punuar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë”, thuhet në këtë telegram ngushëllimi të ministrit Bajrami, transmeton Klan Kosova.
“Arif Demolli ishte miku ynë, por në veçanti ishte dhe mbetet mik i madh i fëmijëve, sepse me krijimtarinë e tij letrare dhe me tekstet shkollore të hartuara nga ai, u rritën dhe u edukuan shumë breza”, përfundon ky telegram.
Demolli la pas shumë vepra letrare të njohura si: “Lushi si askushi”, “Pëllumbat e kujtimeve”, “Ballkonet e një qyteze” e shumë të tjera.
Pos në arsim punoi në revistën “Bota e Re”, Televizionin e Prishtinës, “Fjala”, “Pionieri” derisa tregimet e tij janë perfshirë në panorama dhe ne antologji të ndryshme të prozatorëve shqiptare.
Për romanin “Të gjallët dhe të vdekurit e një fëmijërie” mori Çmimin “Pjetër Bogdani” të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kurse për librin “Pse gjirafa ka qafë të gjatë” mori çmimin letrar “Vehbi Kikaj”.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.