Ka vdekur në moshën 88 vjeçare dizajneri spanjoll i modës Paco Rabanne.
Lajmin e për vdekjen e tij e raportoi faqja franceze e lajmeve Le Telegramme, duke bërë të ditur se ndërroi jetë këtë të premte më 3 shkurt në qytetin francez Porstall, ku ai jetonte, përcjell Klankosova.tv.
Rabanne, emri i vërtetë i të cilit është Francisco Rabaneda Cuervo, vinte nga San Sebastiani dhe ishte një pionier në pasarelat në përdorimin e materialeve si metali, plastika dhe letra, të bashkuara me “gjemba”. Djali i kryerrobaqepëses së stilistit Balenciaga dhe kolonelit të forcave republikane, Francisco Rabaneda Postigo lindi në 1934.
●●●
SSHKRIMI NGA
S.K.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.