Ka vdekur Qani Mbroçi - njeriu që e riktheu boksin në qytetin e Pogradecit, në vitin 1994.
Mbroçi i cili ishte president i boksit të Pogradecit, së bashku me trajnerin Muharrem Gjoni i sollën Pogradecit 38 tituj kampion, dhe 53 vende të dytë në aktivitetet e ndryshme kombëtare.
Tashmë i ndjeri, boksin në Pogradec e ktheu fillimisht me boksierë të moshave e më pas me ekipet pogradecare që u përfaqësuan në gjithë aktivitetet me para, të rinj e të rritur.
Falë kontributit financiar të Mbroçit në Pogradec janë zhvilluar disa aktivitete kombëtare e rajonale, shkruan Euronews.al, përcjell Klankosova.tv.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.