27.03.2017 · përditësuar para 3396 dite1 min lexim
Është ndarë nga jeta Don Hunstein, njeriu që gjatë karrierës së tij si fotograf shkrepi shumë fotografi ikonike, e ndër to veçohet ajo e Bob Dylan dhe të dashurës së tij të atëhershme, Suze Rotolo, duke ecur në rrugët e Greenwich Village.
Kjo fotografi e Dylanit ishte bërë kopertina e albumit të tij të dytë “The Freewheelin’ Bob Dylan”, shkruan New York Times, transmeton Klan Kosova.
Është një nga imazhet më të njohura në arkivën e gjigantëve muzikorë, të cilët i kishte fotografuar zotëri Hunstein.
Hunstein vdiç më 18 Mars, në moshën 88 vjeçare nga sëmundja e Alzhajmerit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.