Ka vdekur njëri nga shoferët e kamionit të aksidentuar gjatë ditës së djeshme në Komoran.
Rasti për Klankosova.tv është konfirmuar edhe nga policia.
"Po, në ora 01:30 na është konfirmuar vdekja e tij", thanë nga policia.
Derisa i lënduar në këtë aksident ka mbetur edhe shoferi i kamionit tjetër.
Njësitë e hetimeve të trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Rasti është duke u hetuar për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e aksidentit./ Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/dy-persona-lendohen-nga-aksidenti-mes-dy-kamioneve-ne-zabel-te-ulet-te-drenasit4/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.