Ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, njëri nga katër personat e lënduar në aksidentin e mbrëmshëm që ndodhi në Zonën Industriale në Prishtinë.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga mjeku kujdestar, Ejup Govori.
"Po, ka qenë në Ortopedi. E kanë sjellur pa shenja jete", deklaroi Govori për Klankosova.tv
Në aksidentin e rëndë mbrëmë ishin të përfshira pesë vetura.
Derisa si pasojë e këtij aksidenti katër mbetën të lënduar, njëri prej tyre rëndë/Klankosova.tv
https://klankosova.tv/fushe-kosove-aksident-trafiku-perfshihen-kater-vetura/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.