Lajmet e fundit

Një zyrtar i policisë ka vdekur në një aksident trafiku, që ndodhi në rrugën Mitrovicë -Zveçan.
Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për Mitrovicën e Veriut, Bane Radoviq.
Ndërkaq zëvendësdrejtori i policisë për Mitrovicën e Veriut Besim Hoti, tha për Klankosova.tv se viktima ishte jashtë detyrës zyrtare.
"Ka qenë në veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare" - tha Hoti.
Hoti tha se polici u përplas me një kamion.