Një 54-vjeçare ka humbur jetën gjatë një aksidenti në ambientet e punës në Tiranë, në një kompani alkoolike.
Për këtë rast është arrestuar punonjësi 56-vjeçar nga Tirana, i cili duke sistemuar disa palete me një mjet pune pirun, janë rrëzuar dy palete të cilat kanë zënë poshtë 54-vjeçaren K.B., raporton TopChannel, transmeton Klankosova.tv.
Punonjësja është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka arritur t’i shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.