Të premten rreth orës 20:00 është raportuar për vdekjen e një gruaje në lagjen “Aziz Abrashi” në Mitrovicë.
Viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Rr. Aziz Abrashi, Mitrovicë Jugu 17.04.2026-20:00. Raportohet se viktima femër kosovare është dërguar në emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.