Një person ka humbur jetën, pasi është rrëzuar nga skela ku po punonte.
Policia ka bërë të ditur se vendi ku vdiq 66-vjeçari ishte një objekti në ndërtim e sipër, shkruan TCh, transmeton Klankosova.tv.
“Më datë 06.09.2024, në rrugën “Bardhok Biba”, dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga skela e një objekti në ndërtim e sipër, shtetasi V. B., 66 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.