Një shtetas italian ka ndërruar jetën të martë në Vlorë.
Policia ka bërë të ditur se ngjarja ndodhi në plazhin e Delisufit, ku 41-vjeçari, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë notit në det dhe për pasojë ka humbur jetën, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
"Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 41-vjeçarit", thuhet në njoftimin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.